Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të premteje në aksin Lezhë-Shkodër.
Dy automjete janë përplasur njëri me tjetrin tek kryqëzimi i Gjadrit, ku për shkak të përplasjes së fortë, njëra nga makinat ka përfunduar në kanal.
Si pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona, të cilët janë dërguar në Spitalin Rajonal të Lezhës.
“Rreth orës 18:00, në aksin rrugor Lezhë–Shkodër, në vendin e quajtur kryqëzimi i Gjadrit, automjeti me drejtues shtetasin F. Z. është përplasur me një automjet tjetër, me drejtues shtetasin E. S. Si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar shtetasi F. Z., si dhe pasagjerja që ndodhej në këtë automjet, shtetasja M. D., të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve”, njoftoi policia.
Për nxjerrjen e të plagosurve kanë ndërhyrë dhe forcat zjarrfikëse, ndërsa në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor, që po vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.