Aksident me vdekje në Elbasan

21 Janar 2026, 15:14Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Foto ilustruese

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në fshatin Rrenas, në bashkinë Belsh. Sipas informacioneve paraprake nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, shtetasi K. I., 20 vjeç, dyshohet se ka aksidentuar me automjetin që drejtonte një këmbësore.

Si pasojë e përplasjes, shtetasja Rr. T., 73 vjeçe, është transportuar me urgjencë drejt spitalit, por për shkak të plagëve të rënda ka ndërruar jetë gjatë trajtimit mjekësor.

Policia bën me dije se ndaj drejtuesit të automjetit po kryhen veprimet e nevojshme procedurale, ndërsa ai ndodhet në dispozicion të organeve hetimore. 


Video