Si kaloi një ish-zyrtar i Hipotekës në ndërtues kullash dhjetëra...
16 Gusht, 13:47Fokus
Një aksident rrugor me pasojë humbjen e jetës së një këmbësori është regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:45 në lagjen nr. 15. Sipas informacioneve paraprake të Policisë, një automjet i drejtuar nga shtetasi D. N. ka përplasur këmbësorin me inicialet Xh. Zh.
Si pasojë e plagëve të marra, këmbësori ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Pas aksidentit, drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për kryerjen e veprimeve procedurale.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor.
Nën drejtimin e Prokurorisë, po kryhen të gjitha veprimet e nevojshme për dokumentimin e plotë të rrethanave të aksidentit.