Aksident i trefishtë në aksin Fier-Levan, 3 të plagosur nisen me urgjencë në spital

2 January 2025, 13:12Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Aksident i trefishtë në aksin Fier-Levan, 3 të plagosur nisen me
Pamje nga aksidenti

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor Fier-Levan, ku tre automjete janë përfshirë në një përplasje.

Sipas dëshmitarëve, një autobot ka prerë rrugën, duke shkaktuar përplasjen e dy mjeteve të tjera. Si pasojë e këtij aksidenti, tre persona kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal Fier, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po kryhen procedurat për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.


Video