Aksident i rëndë te “Astiri”, pa ndjenja dy djem që udhëtonin me motor

7 November 2023, 18:25Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Aksident i rëndë te “Astiri”, pa ndjenja dy djem që
Aksidenti te "Astiri"

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në “Unazën” e Tiranës, pranë Astirit.

Nga informacionet paraprake raportohet se të plagosur kanë mbetur dy djem që po udhëtonin me motor. Njëri prej tyre ka rënë pa ndjenja.

Është e paqartë se si ka ndodhur aksidenti, nëse të rinjtë me motor janë përplasur nga makina apo kanë humbur kontrollin e mjetit.

Në vendngjarje janë parë disa qytetarë të cilët u kanë ofruar ndihmën e parë.


Video