Aksident i rëndë në superstradën Lezhë-Laç, përplasen dy makina, njëra përfundon në parkingun e lokalit, dëmton edhe 8 të tjera

18 Korrik 2024, 23:18Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Pamje nga aksidenti

Një aksident i frikshëm ka ndodhur në superstradën Lezhë-Laç, në afërsi të kryqëzimit të Spitenit.

Sipas TCH, janë përplasur dy automjete, njëra prej tyre ka përfunduar e përmbysur në parkingun e një lokali duke dëmtuar 8 makina të tjera si dhe rrezikuar jetën e klientëve.

Sipas të dhënave nga aksidenti një person ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në spitalin e Lezhës.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti.


Video