Aksident i rëndë në aksin Lushnjë-Berat/ 62-vjeçari me motomjet elektrik përplaset nga automjeti

13 April 2024, 09:06Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Aksident i rëndë në aksin Lushnjë-Berat/ 62-vjeçari

Një aksident i rëndë në rrugën nacionale Lushnje Berat në afërsi të Fier-Sheganit.

62-vjeçari Etem Bushi që udhëtonte me një motomjet elektrik duke dalë nga rruga dytësore është përplasur me një mjet tip "Toyota" që udhëtonte në drejtim të Lushnjes.

Si rezultat i përplasjes motomjeti është ndarë në dysh dhe drejtuesi ka marrë plagë të rënda.

62-vjeçari ndodhet në spitalin e Lushnjes me plagë të rënda.

Uniformat blu kanë ndaluar drejtuesen e mjetit dhe po punojnë për dokumentimin e ngjarjes dhe po disiplinojnë trafikun.


Video