Aksident i rëndë me një viktimë dhe një të plagosur në Levan-Vlorë

1 Shtator 2025, 15:22Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Foto ilustruese

Një aksident rrugor është regjistruar sot në autostradën Levan–Vlorë, në afërsi të fshatit Panaja. Një automjet tip kamionçinë, është përplasur me trafikndarësen.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i kamionçinës ka humbur jetën në vend, ndërsa pasagjeri që udhëtonte me të është në gjendje të rëndë dhe është transportuar me urgjencë në Spitalin e Vlorës.

Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për nxjerrjen e trupit të pajetë nga automjeti.


Video