Aksident i FRIKSHËM në autostradën “Elbasan-Tiranë”/ Përplasen dy mjete, njëri shpërthen në flakë (PAMJE nga vendngjarja)

29 January 2024, 15:14Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Aksident i FRIKSHËM në autostradën

Një automjet është përfshirë nga flakët e zjarrit në autostradën Elbasan-Tiranë, pasi u përplas me një makinë tjetër.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:30, dhe siç sqaron policia, mjeti me drejtues G.D. u përplas me një makinë tjetër që drejtohej nga Sh.K.

Si pasojë e përplasjes, mjeti u parë u përfshi nga zjarri, drejtuesi i mjetit nuk pësoi lëndime.

Ndërsa nga flakët e zjarrit ka vetëm dëme materiale, grupi hetimor po punon për të dokumentuar rrethanat e rastit.



Video