Qeveria "fshikullon" fermerët e vegjël: Vetëm 1 në 10 përfiton T...
5 Dhjetor, 13:35Fokus
Një punonjës i policisë është përfshirë në një aksident rrugor në Sarandë.
Sipas pamjeve filmike, aksidenti ka ndodhur në rrugën “Skënderbeu”, e njohur edhe rruga e pestë e qytetit, ku mjeti tip “Ford” me targa “AA 460 HU” është përmbysur në mes të rrugës.
Makina është në pronësi të punonjësit të Policisë Kufitare të Borshit, Durim Pashollari.
Forcat e policisë dhe ato të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore kanë mbërritur në vendngjarje dhe po hetojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.