55 vjeçari bie nga shkëmbi në Radhimë, niset me urgjencë për në spital në gjendje të rëndë (EMRI)

12 August 2026, 12:59Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
55 vjeçari bie nga shkëmbi në Radhimë, niset me
Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë është regjsistuar ditën e sotme në plazhin e Radhimës në Vlorë, ku një pushues 55 vjeçar është rrëzuar nga shkëmbi dhe ka mbetur i plagosur.

55 vjeçari i cili është identifikuar me emrin Platon Bylyshi mësohet se ka marrë dëmtime të shumta dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Bylyshi ka rënë me pjesën e kraharorit në det dhe, sipas mjekëve, ka dëmtime në mushkëri nga përplasja.

Ai është duke u dërguar me urgjencë për në Spitalin e Vlorës, ku po i nënshtohet një operacioni, pasi mori ndihmën e parë në vendin e ngjarjes.


Video