52-vjeçari ndërroi jetë tragjikisht pasi e zunë poshtë pllakat, në pranga shoferi i kamionit

4 August 2023, 15:29Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
52-vjeçari ndërroi jetë tragjikisht pasi e zunë
Foto ilustruese

Ish-studenti i Dhjetorit shtetasi Arben Kurmeka humbi jetën dje aksidentalisht nën peshën e pllakave të mermerit, ndërsa policia akuzon dhe vë në pranga shoferin e kamionit nga ku rrëshqitën pllakat.

Ngjarja e rëndë ndodhi  mesditën e djeshme, kur shtetasi Arben Kurmeka, 52 vjeç, humbi jetën pasi nga kamioni me të cilin po punonte, kishin rrëshqitur disa pllaka mermeri dhe e kishin zënë poshtë. Pas hetimeve të kryera menjëherë pas ngjarjes, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin M. K., 62 vjeç, banues në Xhafzotaj të Durrësit.

I arrestuari është shoferi i kamionit prej nga ku rrëshqitën pllakat dhe ndaj tij janë ngritur akuzat për veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”. Për këtë ngjarje dyshohet të ketë qenë shkak shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë nga 62-vjeçari, i cili pas rrëshqitjes së pllakave mbi shtetasin A. K., është larguar nga vendi i ngjarjes, pa dhënë ndihmë dhe pa njoftuar policinë.

Në njoftimin e saj, policia bëri me dije se vijojnë hetimet për të provuar ligjërisht përgjegjësinë penale të të arrestuarit.


Video