37-vjeçari në Kukës shpallet në kërkim për dhunë ndaj bashkëshortes

27 December 2024, 10:44Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
37-vjeçari në Kukës shpallet në kërkim për
Foto ilustruese

Një 37-vjeçar nga Kukësi është shpallur në kërkim nga Policia pas akuzave për ushtrim dhune fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Shtetasi A.N., banues në Kukës, është denoncuar nga bashkëshortja e tij 28-vjeçare, e cila ka marrë edhe urdhër mbrojtjeje pas ngjarjes.

Policia e Komisariatit Kukës ka nisur punën për kapjen e tij, ndërsa materialet procedurale i janë përcjellë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Kukës për veprime të mëtejshme ligjore.


Video