22-vjeçarja rrahu barbarisht të birin, Agjencia për mbrojtjen e Fëmijëve: Nëse përsëritet, i merret kujdestaria

31 May 2023, 16:55Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
22-vjeçarja rrahu barbarisht të birin, Agjencia për mbrojtjen e
Nëna që dhunon fëmijën

Skena e rëndë e ndodhur në Durrës, ku nëna dhunon fëmijën e mitur dhe video bënë xhiron e rrjeteve sociale, u shoqërua me nisjen e hetimeve nga prokuroria. E reja është proceduar penalisht në gjendje të lirë, për shkak të fëmijës disa muajsh që e ushqen me gji. 

Ajo u identifikuar nga policia si shtetasja me inicialet K.A., 22 vjeçe, banuese në Peqin, por që lëviz vazhdimisht në qytrete të ndryshme. Në momentin e lokalizimit dhe shoqërimit, shtetasja K. A. ka qenë me foshnjen e saj 6-muajshe dhe me fëmijën e mitur 3 vjeçç (që shfaqet duke dhunuar në video).


Agjencia Shtetërore për të Drejtat dhe mbrojtjen e Fëmijëve, si institucion përgjegjës tha se ka nisur verifikimet.

“Ne e kemi marrë lajmin mediatikisht. Provat, videot ishin dërguar në polici. Janë vënë në lëvizje. Ka qenë 10-12 ditë kërkime. Ishte një nënë nomade, lypte. Më pas ishte identifikuar në bashkinë e Peqinit ku jetonte me familjen tjetër. Bashkëshortin e dytë, vjehrrin dhe dy fëmijët. Janë raste të brishta. Nëna është shoqëruar në prokurori, kanë nisur hetimet”, tha Alma Tandilli, drejtoreshë e Agjencisë së Mbrojtjes së Fëmijëve.

Nëna 22-vjeçare është vendosur në monitorim periodik dhe sipas Tandillit, në rast se konstatohet përsëritje e dhunës, und do ti merren të dy fëmijët, për ti kaluar në kujdestarinë e shtetit.

“Fëmija ka qenë më ushqyerje në gji dhe është vendosur të monitorohet e lirë. Do mbahet në monitorim dhe nëse evidentojmë dhunë do vendosim ti marrim fëmijët. Nuk merret vetëm fëmija e dhunuar, por dhe fëmija që është në gji”, tha Tandilli.

Një akt i tillë i heqjes së kujdestarisë së fëmijës, parashikohet edhe legjislacionin shqiptar.

“Nëse rezulton se të dy prindërit, si babai dhe nënë ushtrojnë dhunë të përsëritur ndaj fëmijës, nën seksioni familjar i gjykatës, merr vendim për ti kaluar shtetit”, tregoi avokatja Vjollca Pustina.

Megjithatë pavarësisht rasteve të heqjes së kujdestarisë, institucionet bëjnë kujdes që fëmija të mos humbasë lidhjet me familjen

“Ne e heqim nga familja. Ka raste që ne kemi hequr përgjegjësinë prindërore. I çojmë në institucione përgjegjëse, ose tek një familjar i afërm”, tha Tandill.

Sipas statistikave, rastet e trajtimit jo të duhur ndaj miturve, nga viti në vit kanë pasur një rritje pasi vetëm gjatë vitit 2022, janë marrë në mbrojtje 2400 fëmijë./Report tv


Video