"21-vjeçarja e qëlloi disa herë me thikë", si i moshuari tentoi të përdhunonte të renë në Vaun e Dejës, detajet e reja

1 September 2023, 08:49Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"21-vjeçarja e qëlloi disa herë me thikë", si i
Foto ilustruese

Zbardhen detaje nga ngjarja e një nate më parë në Vaun e Dejës.

Ngjarja është regjistruar në fshatin e Dejës, të bashkisë Vau Dejës, në banesën e 21 vjeçares e cila ka qenë e vetme në banesë.

68 vjeçari ka tentuar të kryejë marrëdhënie me dhunë ndaj 21 vjeçares dhe kjo e fundit në kushtet e vetëmbrojtjes e ka goditur me thikë të moshuarin disa herë.

21 vjeçarja mësohet se ka qenë e vetme në banesë dhe në këto kushte 68 vjeçari i ka shkuar në banesë.

Ajo ka pranuar autorësinë e plagosjes në policinë e Shkodrës, ku ka rrëfyer edhe ngjarjen.

68 vjeçari , mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spitalin e Shkodrës.


Video