1 mln euro false, kush është kamerunasja që u gjurmua nga Policia, u kap pas përgjimeve (Foto)

25 February 2022, 12:50Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
1 mln euro false, kush është kamerunasja që u gjurmua nga
Jenniffer Collet, 40 vjeçe u arrestua pasi u gjet përmes përgjimit policor dhe lokalizimit

Një shtetase zvicerane është arrestuar nga Policia e Tiranës pasi akuzohet se është bashkëpunëtore e dy kamerunasve që u prangosën më herët pasi u kapën me 1 milionë e 75 mijë euro false. Jenniffer Collet, 40 vjeçe u arrestua pasi u gjet përmes përgjimit policor dhe lokalizimit. Ajo jeton në Tiranë dhe merrej me tregun e shitblerjes së pronave.

1 mln euro false, kush është kamerunasja që u gjurmua nga

Policia e Shtetit prangosi 53-vjeçarin kamerunas Josoue Ngankam dhe mikun e tij Z. N., 45 vjeç. Josoue Ngankam u kap me sasinë e eurove të falsifikuara. Kamerunasi e justifikoi sasinë e parave duke thënë se jetonte në Paris një person emrin të cilit nuk e dinte i ka ofruar një punë.

Personi që nuk kishte gjeneralitetet i ka kërkuar të sillte një valixhe nga Franca për 1 mijë euro. Valixhja në fjalë është valixhja ku u gjetën 1 milionë e 75 mijë euro false.


Video