Tentuan të fusnin në Shqipëri 1 milion euro të falsifikuara, shkon në dy numri i të arrestuarve

24 February 2022, 18:12Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Tentuan të fusnin në Shqipëri 1 milion euro të falsifikuara,

Në kuadër të operacionit “Lastra” për goditjen e aktivitetit kriminal për falsifikimin e kartëmonedhave dhe tentativës për t’i futur ato në vendin tonë është bërë arrestimi i 45-vjeçarit me iniciale Z.N me leje qëndrimi në një nga vendet e BE-së. Ai dyshohet se në bashkëpunim ka tentuar që të fusë rreth 1 milion euro të falsifikuara në vendin tonë.

Më herët, në kuadër të këtij operacioni është arrestuar kamerunasi me iniciale J. N. Gjatë kontrollit nga shërbimet e policisë, në bagazhet e këtij shtetasi janë gjetur sasi e konsiderueshme kartëmonedhash të dyshuara të falsifikuara dhe lastra (letra që përdoren për të prodhuar kartëmonedha të prerjeve të ndryshme).

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 milion e 75 mijë Euro të dyshuara të falsifikuara, lastra, letër speciale për prodhimin e kartëmonedhave euro dhe një aparat celular.

Materialet iu referuan Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.


Video