Tërmet në Korçë me magnitudë 4.4, qytetarët në panik dalin nga banesat

23 March 2023, 08:16Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Tërmet në Korçë me magnitudë 4.4, qytetarët

Lëkundje tërmeti janë ndjerë gjatë natës në qytetin e Korçës.

Lëkundjet nuk kanë qenë shumë të forta, por kanë qenë të shpeshta dhe kanë krijuar panik tek banorët e zonës dhe disa prej tyre kanë dalë nga banesat.

Epiqendra e tërmetit ka qenë në fshatin Mollas në Korçë dhe magintuda më e madhe ka qenë 4.4. lëkundjet janë nisur gjatë natës dhe kanë vijuar deri në orët e para të mëngjesit. Sipas IGJEUM janë ndjerë mbi 20 paslëkundje.


Video