
Prokuroria e Tiranës, goditi sot pasuritë e shtetasit Ilir Shehu (Pasholli), një personazhi kontrovers në botën e biznesit, i cili përmes kompanisë së tij Medicamenta, ka fituar 745 tendera në sektorin publik. Referuar të dhënave të marra nga autoritetet italiane, Shehu rezulton i dënuar në shtetin fqinj për disa vepra të rënda penale, përfshirë trafikun e lëndëve narkotike, prostitucionin, dhe heqjen e paligjshme të lirisë së personit.
Megjithatë, me rikthimin në atdhe, Shehu përveç ndërrimit të mbiemrit, duke marrë atë të nënës së tij, iu fut rrugës së biznesit, duke drejtuar disa kompani. Katapultimi i tij në fitimin e tenderave publikë, ngre një sërë pikëpyetjesh mbi procedurat që ndiqen për prokurimet në vendin tonë, ndërkohë që gazeta ka analizuar një sërë të dhënash shqetësuese, mbi aktivitetin e biznesmenit, që është gjithashtu nën hetim për kontrabandë me ilaçet.
Nga të dhënat e verifikuara, në një prej kompanive të sekuestruara nga Prokuroria e Tiranës, Unipharma, Shehu rezulton ortak me ish-deputetin socialist Artan Gaçit, ndaj të cilit zyrtarisht nuk është referuar ndonjë akuzë për këtë dosje. Megjithatë sipas burimeve, ndaj Gaçit dhe bashkëshortes së tij, deputetes Olta Xhaçka, ka një dosje të hapur nga Prokuroria e Posaçme, për pastrim parash, pikërisht në sajë të informacioneve që hetuesit shqiptar kanë marrë nga autoritetet italiane.
Për t’u rikthyer te tenderat e fituara nga Shehu në sektorin publik, sipas të dhënave që SHEKULLI disponon, Medicamenta është shpallur fituese në 745 tendera, ku shumica e tyre kanë qenë me flamuj të kuq, për shkak se janë fituar pa garë, apo për vlera të ngjashme me fondin limit. Shuma totale e parave të përfituara nga ana e Shehut kapin vlerën e 2 172 321 018 Lekë, (rreth 21 milionë euro), pjesa më e madhe e të cilave është lëvruar nga Ministria e Shëndetësisë si dhe nga Operatori i Blerjeve të Përqëndruara.
Ky institucion që drejtohet nga Jonaid Myzyri, i ka dhënë kompanisë Medicamenta shumën prej 669 907 277,00, ose mbi 6 milionë euro. Mbetet e paqartë se si një kompani që ka qenë nën hetim për kontrabandë me ilaçet, t’ia ketë dalë për një kohë të gjatë të kthehet në një nga mbretërit e sektorit të furnizimit të spitaleve me medikamente, ndërkohë që vetë biznesmeni të ketë një CV të pasur me një sërë rekordesh kriminale në shtetin italian.
Sipas Prokurorisë dhe Policisë së Tiranës, vlera e pronave dhe pasurive që iu sekuestruan Shehut kap shifrën e 10 mln eurove, ku përfshihen:
1. Pasuria me nr. 211/1/59, Z.K 2119, vol. 12, fq. 12, Rurale 2,
2. Pasuria me nr. 53/84, Z.K 2735, vol. 9, fq. 219, Rurale 1,
3. Pasuria me nr. 211/1/46, Z.K 2119, vol. 10, fq. 237, Rurale 2,
4. Pasuria me nr. 211/1/45, Z.K 2119, vol. 10, fq. 236, Rurale 2,
5. Pasuria me nr. 211/1/42, Z.K 2119, vol. 10, fq. 218, Rurale 2,
6. Pasuria me nr. 211/1/48, Z.K 2119, vol. 11, fq. 76, Rurale 2,
7. Pasuria me nr. 211/1/72, Z.K 2119, vol. 12, fq. 149, Rurale 2,
8. Pasuria me nr. 211/1/91, Z.K 2119, vol. 14, fq. 8, Rurale 2.
Për subjektin: Mega Store shpk:
1. Pasuria me nr. 211/1/49, Z.K 2119, vol. 11, fq. 77, Ruale 2.
Pasuri të luajtshme: MEGASTORE:
1. Peugeot, vitprodhimi 2018,
2. Volkswagen Jetta, vitprodhimi 2015,
3. Mercedez Benz GLE 2019,
4. Skoda Kodiaq, vitprodhimi 2019,
5. Volksëagen Caddy, vitpordhimi 2018,
6. Volksëagen ID.3, vitprodhimi 2024,
7. Land Rover Defender,
8. Peugeot, vitprodhii 2018.
Sekuestrimin e subjektit:
1. ‘I. Sh’, PF; subjektin ‘MEDICAMENTA’ shpk,
2. Subjektin ‘MEGASTORE’ shpk;
3. Subjektin I.Sh. PF;
4. Subjektin I.Sh. PF;
5. Subjektin ‘UNIPHARMA’ shpk; dhe
6. Subjektin ‘ITALIALBA PHARMA’ shpk.
Pasuritë në emër të bashkëshortes së Shehut
1. Pasuria me nr. 218, Z.K 3640, vol. 3, fq. 144, ZVRPP Elbasan,
2. Pasuria me nr. 221, Z.K 3640, vol. 3, fq. 146, ZVRPP Elbasan,
3. Pasuria me nr. 284, Z.K 3640, vol. 2, fq. 141, ZVRPP Elbasan,
4. Pasuria me nr. 175, Z.K 3640, vol. 3, fq. 103, ZVRPP Elbasan,
5. Pasuria me nr. 1001, Z.K 3640, vol. 4, fq. 8, ZVRPP Elbasan, dhe
6. Pasuria me nr. 100/8, Z.K 3640, vol. 4, fq. 16, ZVRPP Elbasan.
(Shekulli)