Zgjedhjet në SHBA, amerikanët ‘ndëshkojnë’ Trump! (Demokratët marrin kontrollin e Senatit dhe Dhomës së Përfaqësuesve)

4 November 2026, 07:40Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Zgjedhjet në SHBA, amerikanët ‘ndëshkojnë’
SHBA

Demokratët kanë shënuar një fitore të madhe në zgjedhjet e mesit të mandatit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke siguruar shumicën si në Senat, ashtu edhe në Dhomën e Përfaqësuesve.

Rezultati përbën një goditje të fortë për republikanët dhe presidentin Donald Trump, ndërsa pritet të ndikojë në balancat politike në Uashington.

Fitorja e demokratëve në Senat u konfirmua pas një serie rezultatesh të papritura në disa shtete që konsideroheshin të vështira për ta.

Kandidatët demokratë arritën të triumfojnë në Teksas, Ohajo, Karolinën e Jugut, Karolinën e Veriut, Kansas dhe Iowa, duke ndryshuar raportet e forcave në dhomën e lartë të Kongresit.


Video