Tjetër grabitje e bujshme në Francë: Vidhet libri më i çmuar në botë

8 October 2026, 18:14Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Tjetër grabitje e bujshme në Francë: Vidhet libri më i

Autoritetet franceze konfirmuan një vjedhje në Qendrën e Artit Bashkëkohor në Issoire.

Sipas “Le Figaro”, hajdutët vodhën kopertinën e Librit të Apokalipsit, krijuar nga Salvador Dalí dhe që është përshkruar nga zyra e prokurorit të Clermont-Ferrand si një vepër “e jashtëzakonshme” dhe “shumë e vlefshme”.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur në natën midis të dielës dhe mëngjesit të së hënës.

Vepra ishte pjesë e një projekti botues të konceptuar në vitin 1958 nga botuesi Joseph Foret dhe i frymëzuar nga “Apokalipsi i Shën Gjonit”. Disa nga artistët dhe shkrimtarët më të rëndësishëm të shekullit të 20-të bashkëpunuan për këtë vëllim, përfshirë Jean Cocteau, Bernard Buffet dhe Jean Giono.

Tjetër grabitje e bujshme në Francë: Vidhet libri më i

Dali krijoi një kopertinë monumentale prej bronzi të zbukuruar me ar, gurë të çmuar dhe guaska. Vetëm ajo peshonte afërsisht 150 kilogramë, krahasuar me 210 kilogramët e të gjithë vëllimit, i konsideruar si libri më i shtrenjtë dhe më i rëndë në botë në atë kohë.

Pasi u ekspozua në gati 150 ekspozita ndërkombëtare midis viteve 1960 dhe 1970, vepra u zhduk për një kohë, pastaj u ruajt në Zvicër dhe më vonë u ble nga koleksionistë japonezë. Në vitin 2003, ajo u ble nga Christian Karoutzos, një sipërmarrës dhe restaurues arti nga Issoire, i cili vendosi ta ekspozonte atë në muzeun e tij privat.

Kryebashkiaku i Issoire, Bertrand Barraud, e përshkroi humbjen si “të paçmueshme”, duke theksuar tronditjen e thellë të pronarit për zhdukjen e asaj që ai e konsideron një trashëgimi kulturore autentike franceze. Hetimi për vjedhjen i është besuar brigadës së detektivëve të xhandarmërisë Clermont-Ferrand.


Video