Ministri i sportit i Iranit ka deklaruar se Irani nuk do të marrë pjesë në Kupën e Botës 2026, e cila do të mbahet nga 19 qershori deri më 11 korrik në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada dhe Meksikë.
Lajmi u raportua nga 'Frankfurter Allgemeine Zeitung', e cila citoi gjithashtu qëndrimin e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, se ekipi kombëtar iranian është i mirëpritur për të marrë pjesë në turne.
Duke folur në televizion, Ministri Ahmad Donjamali e lidhi vendimin e tij me konfliktin dhe tensionet e vazhdueshme me Uashingtonin.
"Pasi kjo qeveri e korruptuar vrau udhëheqësin tonë, ne nuk kemi ndërmend të marrim pjesë në Kupën e Botës", tha ai.
Donjamali gjithashtu denoncoi ato që ai i quajti "veprime armiqësore kundër Iranit", duke argumentuar se vendi është përfshirë në dy luftëra në harkun kohor të tetë ose nëntë muajve dhe se mijëra qytetarë iranianë kanë humbur jetën.