Zyrtare/ Edi Reja do vazhdojë ta drejtojë kombëtaren shqiptare sipas kontratës

2 Tetor 2022, 19:18Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Në medie qarkulloi sot se FSHF kishte një marrëveshje me Luigi Di Biaggion për pankinën e Kombëtares. Në lidhje me këto lajme, FSHF sqaron opinion publik se nuk ka diçka të bazuar dhe se gjithçka është spekulative. Federata e futbollit i ka njoftuar këto në një deklaratë zyrtare për mediet.

Federata Shqiptare e Futbollit dëshiron të informojë dhe sqarojë të gjithë opinionin publik e mediat se zërat që kanë qarkulluar orët e fundit në lidhje me një marrëveshje të mundshme me Luigi Di Biaggion për drejtimin e Shqipërisë janë totalisht të pavërteta dhe një spekulim i pabazë.

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka në drejtimin e saj trajnerin Edoardo Reja, i cili është ende nën kontratë e vazhdon punën e tij.

Federata Shqiptare e Futbollit bën me dije se fokusi ynë është te shorti i Kampionatit Europian 2024, i cili do të hidhet në datë 9 tetor në Frankfurt”, njofton FSHF.

Video