Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Nuk ka javë që shqiptarët të mos zihen me njëri-tjetrin në shakllët e stadiumit. Ditën e sotme, pamjet e shëmtuara të dhunës janë regjistruar në stadiumin e qytetit të Lushnjës.
Dy golat e pësuara në pjesën e parë nga ekipi vendas ndaj Luzit 2008 në sfidën që u zhvillua në “Roza Haxhiu” kanë bërë që në tribunën qendrore të plasin grushtat dhe shkelmat.
Rreth minutës së 40-të ka pasur një konfrontim mes tifozëve vendas dhe atyre miq, ndërkohë që ndeshja u ndërpre për disa minuta, deri sa situata u vu në kontroll.
Në pjesë e dytë u dhanë dy penallti për ekipin e Lushnjës të cilat u shndërruan në gola dhe ndeshja e Kategorisë së Parë përfundoi në shifrat e barabarta 2-2.