Përveç spektaklit dhe 5 golave, derbit të Milanos mbrëmjen e djeshme nuk i mungoi as tensjoni mes lojtarëve, madje edhe përpara se gjyqtari t'i fërshëllente bilbilit për nisjen e takimit.
Futbollisti turk Hakan Calhanoglu duket se nuk i ka harruar koret nga autobusi i festës Scudetto-s “dërgojini mesazh Hakan Calhanoglu” dhe sidomos atë të Theo Hernandez “Calhanoglu bir k*rve”.
Siç shihet në videon e mëposthme, Hakan Calhanoglu refuzoi t’i jepte dorën mbrojtësit francez gjatë takimit me fair play pa nisur loja. Nuk ka më miqësi mes dyshes duke pasur parasysh këngën që Theo filloi në festimet e Scudettos dhe Calhanoglu e bëri të qartë se nuk do ta falte.
Kështu, Theo se priti mirë dhe madje e goditi me një shuplakë pas koke. Calhanoglu iu kthye dhe të dy folën diçka ndër dhëmbë që në video nuk dallohet. Theo dhe Ibra kishin sulmuar Calhanogolu pas festimit të titullit, duke mos harruar atë festim provokues të tij në derbin e fazës së parë sezonin e shkuar.