Real Madrid i vetëm në krye me spektakël, dështojnë Bayern, Liverpul dhe Juventus (REZULTATET)

3 September 2022, 19:17Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Real Madrid i vetëm në krye me spektakël, dështojnë

Reali Madrid fitoi duelin e kreut me Betisin dhe mbetet skuadra e vetme në La Liga me pikë të plota në katër javët e para.

“Los Blancos” fituan 2-1 në “Santiago Bernabeu” ndaj një rivali që deri në sekondat e fundit luftoi për të mos dalë pa pikë nga kjo ndeshje. Vinicus dhe Rodrigo ishin autorët e golave. Tashmë pritet përgjigja e Barcelonës dhe Atletikos.

Premier League- Liverpuli dështoi duke mos shkuar më shumë se një barazim pa gola në derbin me Evertonin. Çelësi fitoi 2-1 me Uest Hem. Manchester City mbyll ndeshjet e ditës së sotme në Premier League.

Serie A- Juventusi tregoi sërish se është i pafuqishëm. Vetëm një pikë përballë Fiorentinës në një barazim 1-1.

Bundesligë- Bayern Munich për të dytën javë radhazi nuk ka shkuar më shumë se barazimi. Kampionët në fuqi të Gjermanisë u ndalën nga Union Berlin në sfidën e raundit të pestë, që u mbyll me barazimin 1-1.


Video