
Kristiano Ronaldo u nda me Manchester United gjatë kampionatit Botëror dhe aktualisht është pa ekip, teksa po stërvitet individualisht në Valdebebas, qendra stërvitore e Real Madrid.
Ylli i Portugalisë është përfolur shumë mbi një transferim të mundshëm në klubin më të madh arab, Al Nassr, që do ta bënte atë edhe njëherë futbollistin më të paguar në botë.
Gjithsesi, palët duken çdo ditë e më larg. Presidenti i Al Nassr, Musalli Al-Muammar është pyetur së fundmi në lidhje me ardhjen e mundshme të Ronaldos nga gazetari Ali Al-Enezi.
Përgjigja e presidentit është shumë ironike. “Kush? Nuk e njoh atë”, është shprehur Musalli Al-Muammar. Së fundmi ai dha edhe një prononcim në SSC Sports.
• رونالدو وينه؟
— نواف الآسيوي ???????? (@football_ll55) December 15, 2022
???? مسلي آل معمر: وش رونالدو؟
• ما تعرف رونالدو؟
???? مسلي آل معمر: لا ما أعرفه. pic.twitter.com/VXULw5zqGX
“Cristiano ishte i përfshirë në Kupën e Botës dhe nuk prisja që ai të negocionte me askënd. Ne nuk do të flasim për lojtarë të tjerë, i uroj Ronaldos më të mirën në çdo vendim që do të marrë”, tha Al-Muammar./Dailypost