Bota e futbollit në zi/ Gazetari: Mihajloviç një nacionalist i poshtër, ngushëllime Edi Ramës

16 December 2022, 20:00Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Bota e futbollit në zi/ Gazetari: Mihajloviç një nacionalist i

Gazetari nga Kosova, Berat Buzhala, shkruan se Sinisha Mihajlovic ka qenë një nacionalist i poshtër. Përmes një postimi në rrjetet sociale Buzhala shkruan:

“Sinisha Mihajlovic ka qene nje lojtar shume i mire dhe nje nacionalist shume i poshter.  Ngushllime kryeministrit te Shqiperise, Edi Rama”, nënvizon Buzhala. 

Ish-futbollisti dhe trajneri i njohur në Serie A, Sinisa Mihajlovic u nda nga jeta në moshën 53-vjeçare. Trajneri serb nuk ka mundur të fitojë betejën më të rëndësishme në jetë, atë me sëmundjen e leuçemisë.

I diagnostikuar në 13 korrik të 2019 me këtë sëmundje, Sinisa pas disa kohësh me trajtime ia doli të mbante larg sëmundjen, teksa në marsin e këtij viti njoftoi se ishte diagnostikuar sërish me leuçemi.

Pas tre vitesh trajtim, një transplanti të palcës kurrizore dhe rikthimi në stolin e Bolognas, Sinisa hoqi dorë nga aktiviteti pak muaj më pas për t'u fokusuar te trajtimi.

Mediat në Itali njoftuan sot ne trajneri nuk ka mundur t'i bëjë ballë sëmundjes duke lënë pas gruan e tij Arianën, vajzat Viktorja dhe Virginia si edhe djemtë, Marco, Miroslav, Dusan dhe Nikolla. Në karrierën si futbollist Sinisa luajti për klube si: Roma, Sampdoria, Lazio dhe Inter.


Video