"Vallëzimi" i fundit, ja kur do të përballen Ronaldo dhe Messi

22 November 2023, 12:09Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Vallëzimi" i fundit, ja kur do të përballen Ronaldo
Ronaldo dhe Messi

Lionel Messi do të sfidojë Cristiano Ronaldon dhe me shumë gjasa do të jetë hera e fundit mes të dyve. Argjentinasi dhe portugezi, të cilët dominuan futbollin botëror për më shumë se 15 vite.

Ata rivalizuan ethshëm, sidomos kur luanin respektivisht me Real Madridin dhe Barcelonën, teksa së bashku kanë fituar 13 nga 15 "Topat e Artë" të fundit. Të dy do të sfidohen sërish në një event të riemërtuar tashmë "Vallëzimi i Fundit", për këtë rast.

Ngjarja do të jetë në formën e triangolares, ku do të marrin pjesë skuadra e Messit, Inter Miami, dhe skuadra e Cristiano Ronaldos, Al Nassr. Për të kompletuar "foton" do të luajë edhe Al Hilal i Neymar dhe Milinkoviç Savic.

Data e saktë nuk është zyrtarizuar ende, por kjo triangolare pritet të zhvillohet në javën e parë të shkurtit 2024. Megjithatë, vendndodhja tashmë dihet: do të luhet në Riad, në "Kingdom Arena".

Tifozët në mbarë botën janë befasuar me atë që do të jetë mundësia e fundit për të parë, në një fushë futbolli, Lionel Messin kundër Cristiano Ronaldos.


Video