Ten Hag pranë shkarkimit, tre kandidatë për stolin e Manchester United

13 December 2023, 20:15Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ten Hag pranë shkarkimit, tre kandidatë për stolin e Manchester
Erik Ten Hag

Erik Ten Hag rrezikon seriozisht shkarkimin nga drejtimi i Manchester United. Rezultatet negative dhe eliminimi i fundit në grupet e Champions League, mund t’i kushtojnë shtrenjtë holandezit.

Sipas mediave angleze, Ten Hag rrezikon shkarkimin dhe drejtuesit kanë nisur të shikojnë për alternativa të tjera.

Bëhet e ditur se tre janë kandidatët për stolin e “djajve”, Zinedin Zidane, Graham Potter dhe Julien Lopetegui. Ky i fundit duket favorit për tu ulur në stolin e Manchester United, por ende nuk ka një vendim përfundimtar. 


Video