Çmenduri në Turqi: Presidenti i skuadrës qëllon me grusht dhe i nxin syrin arbitrit (VIDEO)

11 Dhjetor 2023, 22:37Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Dhuna

Në President i një ekipi futbolli në Turqi është bërë viral në të gjithë botën për gjestin e tij të shëmtuar.

Bëhet fjalë për Faruk Koca-n, presidentin e Ankaragücü. Pas përfundimit të ndeshjes barazim 1-1 me Rizespor, duket se nuk i ka pëlqyer gjykimi nga arbitri Umut Meler.

Në rrjetet sociale është shpërndarë një video teksa ai vrapon i inatosur dhe godet arbitrin Umut Meler. Këtij të fundit i duken qartë pasojat teksa syri i është nxirë si pasojë e grushtit.

Atje ndërhynë lojtarë të tjerë, trajnerët dhe sigurimi që ndaluan sulmin e mëtejshëm mbi Meler. Ky i fundit u shtri në fushë duke mbuluar kokën me duar për të mos pësuar të tjera dëmtime.

Ministri i Brendshëm, Ali Yerlikaya, njoftoi se Koca ndodhet në spital tashmë ku ruhet me forca sigurie. Pas procedurave mjekësore ai do të shoqërohet në polici.

Koca është i njohur në Turqi pasi ka shërbyer edhe si politikan.

Pas incidentit, Federata turke e Futbollit ka thërritur një takim të jashtëzakonshëm.

Çmenduri në Turqi: Presidenti i skuadrës qëllon me grusht

 

Video