Broja i painteresuar për ofertat nga Turqia! Talenti shqiptar i Celtic drejt Juventus?

12 December 2023, 16:36Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Broja i painteresuar për ofertat nga Turqia! Talenti shqiptar i Celtic
Armando Broja / Rocco Vata

Armando Broja nuk e sheh të ardhmen e tij si pjesë e kampionatit në Turqi.

Sulmuesi shqiptar duket se do të largohet në janar nga Chelsea, ekip me performancë të dobët gjatë këtij sezoni, ku edhe Broja duket se ka lënë për të dëshiruar.

Megjithatë, ofertat për Brojën janë të shumta, si nga Premier League, dhe kampionate të tjera, por sipas gazetarit italian Fabrizio Romano, Broja nuk preferon ligën turke.

Sakaq, një tjetër talent shqiptar, Rocco Vata, djali i Rudi Vatës, duket se po tërheq vëmendjen e klubeve të mëdha evropiane.

Burime për “Football Scotland” thonë se dy klubet janë interesuar për transferimin e Roccos për një shumë prej rreth 350 mijë paund, bëhet fjalë për Juventus dhe AS Monaco.


Video