Sa shanse ka Shqipëria të fitojë kundër Polonisë? Ja koeficientët e ndeshjes së parë për Euro 2024

26 March 2023, 09:18Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Sa shanse ka Shqipëria të fitojë kundër Polonisë? Ja

Kombëtarja shqiptare e futbollit do të përballet nesër në ndeshjen e parë për Euro 2024 ndaj Polonisë. Të konsideruar si ekipi më i fortë i Grupit E, polakët nuk do të kërkojnë gjë tjetër veç fitores.

Megjithatë, optimizmi është i lartë edhe te kuqezinjtë, të freskët në fushën e blertë dhe tashmë me ide të reja brazilianit Sylvinho, Shqipëria do të kërkojë fitoren.

Ndonëse koeficientët e basteve nuk na favorizojnë. Polonia ka një koeficient fitoreje prej 1.53. Barazimi 3.60, ndërsa fitorja e Shqipërisë 6.00.

Formacionet e mundshme:

SHQIPËRIA (3-5-2): Berisha, Veseli, Ismajli, Kumbulla, Hysaj, Bajrami, Asllani, Abrashi, Lenjani, Seferi, Uzuni.

TRAJNERI: Sylvinho

POLONIA (3-4-2-1): Szczesny, Gumny, Bednarek, Kiëior, Zaleëski, Linetty, Kaminski, Szymanski, Zielinski, Francowski. Leëandowski.

TRAJNERI: Fernando Santos


Video