Surpriza e Bayern, shkarkon Nagelsmann dhe e zëvendëson me Tuchel

23 March 2023, 23:33Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Surpriza e Bayern, shkarkon Nagelsmann dhe e zëvendëson me Tuchel
Julian Nagelsmann

E papritur nga Gjermania! Bayern Munich shkarkoi trajnerin Julian Nagelsmann nga posti i trajnerit.

Shkarkimi vjen në një moment të ndërlikuar: Pas ndeshjeve ndërkombëtare, Bayern sfidon liderët e Bundesligës Dortmund (1 prill) dhe në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve përballet me Manchester Cityt (11 dhe 19 prill).

Nagelsmann erdhi te Bayern nga Leipzig në vitin 2021. Kontrata e tij është deri në vitin 2026, por që nuk arriti ta çonte deri në fund.

Kandidati numër një si pasardhës i Nagelsmann është bashkatdhetari i tij Thomas Tuchel, i cili më parë ka punuar si trajner i Mainz 05 dhe Borussia Dortmund në Bundesligë. Pas kësaj, Tuchel punoi te PSG dhe deri vjeshtën e kaluar te Chelsea.


Video