Rodri shkoi te Barcelona, Mourinho: Lojtarë që mendohen dy herë për Realin…

19 Gusht 2026, 18:07Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Mourinho

Mesfushori Rodri ishte një nga emrat më të përfolur në merkaton e verës. Spanjolli ishte një dëshirë e madhe e Real Madrid, por një marrëveshje mes palëve nuk u arrit.

Pas kësaj, Rodri u largua nga Manchester City dhe u transferua te Barcelona. Për këtë, se fundmi foli edhe trajneri i Real Madrid, Jose Mourinho.

Sipas tij, një lojtar që mendohet kur e kërkon Reali, nuk mund të jetë pjesë e madrilenëve.

“Fola disa herë me Rodrin. Real Madridi i bëri një ofertë shumë të mirë. Mendoj se marrëdhënia midis Real Madridit dhe Cityt është shumë e mirë. Klubi i bëri një ofertë të rëndësishme. Rodri kishte dyshime. Mendoj se ajo që ndodhi është se dyshimet që kishte Rodri, krijuan dyshime edhe tek unë.

Ai është një lojtar i shkëlqyer. Por mendoj se Real Madridi është aq i madh sa nuk mund të kemi lojtarë që mendohen dy herë para se të vijnë. Kjo është ideja. Por ai na trajtoi mirë dhe i uroj më të mirën”, theksoi Mourinho.


Video