Gruaja rrihet me ish-gruan në një resort, trajneri i Egjiptit përpiqet t’i ndajë, por përfundon në spital

18 Gusht 2026, 21:42Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Gjatë një periudhe pushimi në një resort në veri të vendit, trajneri i Egjiptit Hassan u gjend në qendër të një konflikti mes familjarëve të tij, i cili përfundoi me ndërhyrjen e mjekëve.

Dikush mund ta kujtojë për deklaratat e tij të forta pas eliminimit nga Argjentina në Botërorin e fundit, por pak më shumë se një muaj pas asaj ndeshjeje, Hossam Hassan, trajneri i kombëtares egjiptiane, është përfshirë në një tjetër episod të pakëndshëm. Gjatë një periudhe pushimi në një resort në veri të vendit, trajneri afrikan u gjend në qendër të një konflikti mes familjarëve të tij, i cili përfundoi me ndërhyrjen e mjekëve.

Sherri

Hossam Hassan ndodhej në orët e fundit në një resort pranë zonës turistike të Marina El Alamein, në veri të vendit, së bashku me bashkëshorten e tij aktuale, Dan-Adam. Sipas Sky News Arabia, aty ai do të ishte takuar me ish-bashkëshorten e tij, Huwayda, së bashku me fëmijët. Mes dy grave do të kishte nisur një debat, ndërsa situata shumë shpejt do të kishte degjeneruar, duke kaluar nga përplasja verbale në atë fizike. Trajneri i kombëtares së futbollit, i gjendur në mes të situatës, do të ishte shqetësuar, duke mos ditur si të rikthente qetësinë dhe në fund kishte humbur ndjenjat mes personave të përfshirë në sherr, duke detyruar ndërhyrjen e ekipeve mjekësore.

Pasojat

Për Hassan – i cili mbushi 60 vjeç vetëm pak ditë më parë – duket se nuk ka pasur pasoja të veçanta serioze pasi humbi ndjenjat. Dy gratë akuzuan njëra-tjetrën për agresion, ndërsa dëshmitarët flasin për grushte, shkelma dhe tërheqje flokësh. Ish-bashkëshortja Huwayda madje do të ishte paraqitur në komisariatin e policisë për të denoncuar ngjarjen, por në fund hoqi dorë dhe i tërhoqi akuzat me vullnetin e saj.


Video