Real Madrid po përgatitet për sprintin final të sezonit. La Liga dhe Champions League janë objektivat për skuadrën e Carlo Ancelotti-t, por që pas disa muajsh do të bëjë disa ndryshime të rëndësishme.
Në fakt, janë disa lojtarët që duket se nuk bëjnë më pjesë në projektin e Los Blancos. Nga Spanja, në lidhje me këtë, kanë bërë një analizë të largimeve të mundshme.
Sipas Cadena Ser, duket se janë të paktën pesë lojtarët që pritet të largohen nga Real Madrid verën e ardhshme. Bëhet fjalë kryesisht për Isco, Bale dhe Marcelo, të tre me kontratën drejt skadencës, por edhe për Eden Hazard dhe Alvaro Odriozola, aktualisht i huazuar te Fiorentina.
Mbetet për t’u kuptuar nëse do të jenë vetëm këta pesë lojtarë që do të largohen apo nëse do të jenë më shumë yjet e madrilenëve që do t’i thonë lamtumirë Bernabeut verën e ardhshme.
Në fakt, flitet se edhe Marco Asensio dhe Luka Jovic mund të sakrifikohen nga Florentino Perez, me të parin që është folur për një transferim të mundshëm te Milani.