
Ashtu si 4 vite me parë, sërish Fiorentina bëhet “armike” e Napolit dhe i pret krahët e entuziazmit ekipit axurr në “Diego Armando Maradona Stadium” duke marrë një fitore të rëndësishme 2-3. Një pasdite qe nuk pritej aspak, ndërsa skuadra vjollcë tani beson shumë te Europa League.
Gonzalez, Ikone dhe Cabral janë autorët e golave për ekipin vjollcë që goditi djemtë e Spallettit atëherë kur duhej. Të kotë golat e Mertens dhe Osihmen, teksa heshtja pllakosi stadiumin dhe tifozerinë napolitane që shpresonte në një sukses sot dhe ëndërronte parakalimin ndaj Milanit, që do ta mbyllë sidoqoftë javën në vend të parë.
Humbje e rëndë edhe për Atalantën e Gasperinit. Skuadra bergamaske tashmë sheh shpresat e saj për një vend në Champions League e ardhshme vetëm nëpërmjet fitimit të Europa League (ku ndeshja e parë e luajtur në Gjermani ndaj Leipzig u mbyll 1-1 dhe është ende e kthimit)
Talenti i Sassuolo-s Traore ka shënuar sot dy gola ndaj ekipit bergamask që në fund u zgjua me Muriel, por ishte vonë. Skuadra e Dionisit vazhdon të befasojë.
Fiton Udinese në Venezia dhe tashmë ekipi i Zanettit gati është i dënuar me rënien nga kategoria. Një gol i Becaos në fund vendos duke prishur ekuilibrin pas golave të Deulofeu dhe Henry.