Video: Momenti kur Ronaldo i gjuan në dorë dhe i përplas telefonin djalit me autizëm

10 April 2022, 12:02Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Video: Momenti kur Ronaldo i gjuan në dorë dhe i përplas

Menjëherë pas humbjes së Manchester United ndaj Everton ditën e djeshme në Premier League, po qarkullon një video ku pretendohet se Cristiano Ronaldo i ka thyer celularin një tifozi.

Nëna e 14-vjeçarit Jake Harding dha një intervistë për Liverpool Echo duke treguar të gjithë ngjarjen.

Sarah Kelly shpjegoi se si Jake, i cili është autik, mori pjesë në një ndeshje për herë të parë, dhe përfundoi me një dorë të lënduar pasi u godit nga ylli i United.

“Në fund të ndeshjes, lojtarët e Manchester United po dilnin. Ne ishim në anën e djathtë të hyrjes së tunelit, dhe djali im po filmonte të gjithë lojtarët, edhe ata të Manchester United. Kur kaloi Ronaldo, në nerva e sipër goditi dorën e djalit tim dhe i përplasi dhe telefonin në tokë”, tregoi Sarah.

“Ju mund t’i shihni të nxirat në dorë nga goditja. Nuk mund ta besoj këtë që ndodhi,” tregon e ëma e 14-vjeçarit.

Megjithatë portugezi e kuptoi gabimin dhe i kërkoi ndjesë publike tifozit, duke i ofruar atij të shikonte një ndeshje në Old Trafford.

Postimi i plotë i Ronaldos:

“Nuk është kurrë e lehtë të përballesh me emocionet në momente të vështira siç është ai me të cilin po përballemi. Gjithsesi, duhet të jemi gjithmonë të respektueshëm, të durueshëm dhe të japim shembull për të gjithë të rinjtë që e duan lojën e bukur. Unë do të doja të kërkoja falje për shpërthimin tim dhe, nëse është e mundur, do të doja ta ftoja këtë tifoz që të shikojë një ndeshje në Old Trafford në shenjë të ndershmërisë dhe sjelljes sportive.

 

 

Video: Momenti kur Ronaldo i gjuan në dorë dhe i përplas Video: Momenti kur Ronaldo i gjuan në dorë dhe i përplas 



Video