Fanellat speciale të Shakhtar: Mbi shpinën e lojtarëve, qytetet më të goditura nga lufta

10 April 2022, 16:15Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Fanellat speciale të Shakhtar: Mbi shpinën e lojtarëve, qytetet

Bucha, Kherson, Irpin, Mariupol, janë disa nga qytetet më të goditura në Ukrainë, që kur nisi agresioni ushtarak i Rusisë.

E pikërisht për ti bërë homazhet e tyre rezistencës së këtyre qyteteve, Shakhtar Donetsk, për ndeshjen e parë miqësore të ‘Tour for Peace’ kundër Olympiacos, të zhvilluar në Athinë, vendosi të dalë në fushë me fanellat e veçanta: në vend të mbiemrave të lojtarëve, lexoheshin emrat e qyteteve më të prekura nga konflikti në Ukrainë.

Sfida përfundoi me rezultatin minimal 1-0 për grekët, megjithatë drejtorët sportivë të të dy klubeve pranuan se kjo ishte nga të rrallat ndeshje, ku rezultati kishte kaluar tërësisht në plan të dytë.

Qëllimi i këtij turi ndeshjesh është që të shpërndajë mesazhe paqeje në Ukrainë.

Fanellat speciale të Shakhtar: Mbi shpinën e lojtarëve, qytetetFanellat speciale të Shakhtar: Mbi shpinën e lojtarëve, qytetetFanellat speciale të Shakhtar: Mbi shpinën e lojtarëve, qytetetFanellat speciale të Shakhtar: Mbi shpinën e lojtarëve, qytetet



Video