Policia italiane ngatërron lojtarin e Milanit me një të kërkuar të armatosur (Video)

18 July 2022, 18:33Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Policia italiane ngatërron lojtarin e Milanit me një të

U shpall kampion me Milanin vetëm pak javë më parë, por jo të gjithë e njohin në Itali. Tiemoue Bakayoko u ndalua nga policia italiane pranë Comos dhe nuk bëhej fjalë për një kontroll rutinë.

Në një video të filmuar nga dëshmitarët e ngjarjes shihet një polic që ushtron kontroll trupor ndaj lojtarit, ndërsa kolegia e tij mban pistoletën drejtuar ndaj pasagjerit që e shoqëronte në makinë.

Lojtari po udhëtonte me makinën e tij BMWX6, ku policia ishte sinjalizuar se udhëtonin persona të armatosur, që më herët kishin shkëmbyer të shtëna me armë zjarri me një grup rival.

Pas verifikimit, policët e lanë të lirë lojtarin me një të rrahur në supe, si për t’i kërkuar ndjesë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by la Repubblica (@larepubblica)


Video