
Robert Lewandowski ka sakrifikuar deri te paga e tij për të kaluar te Barcelona. Sipas mediave spanjolle, sulmuesi polak ka pranuar një rrogë më të ulët se ajo që i jep Bajerni aktualisht.
Duke parë këmbënguljen e lojtarit, skuadra gjermane ka vendosur që të tërhiqet nga qëndrimi për të mos e lejuar largimin e tij dhe të arrijë marrëveshjen me Barcelonën.
Lewandowski kishte një vit të mbetur në kontratën e tij, por shprehu dëshirën e tij për t’u larguar nga Bayerni. Gjatë kohës së tij te “Bavarezët”, ai fitoi 235 mijë euro në javë dhe ishte lojtari më i paguar në Bundesligë.
Sipas gazetës spanjolle “AS”, polaku ka pranuar një kontratë që parasheh se ai do të fitojë 176 mijë euro në javë me Barcelonën, por për tre vitet e ardhshme.