Roma e Mourinhos bëhet me sulm të frikshëm, Dybala i bashkohet ekipit

18 July 2022, 18:11Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Roma e Mourinhos bëhet me sulm të frikshëm, Dybala i bashkohet
Paulo Dybala

Roma së fundmi ka transferuar një super lojtar si Paulo Dybala, i cili tanimë pritet të kalojë testet mjekësore dhe të firmosë kontratën me ekipin romak pasi ka zbarkuar në Portugali.

Një lëvizje e madhe kjo për klubin kryeqytetas i cili pasi uli Mourinhon në stol, por ndërton një skuadër gjithnjë e më të fortë, me elementë të rinj, elementë të konfirmuar, por edhe zbulime.

Me Nicola Zaniolon i cili është i vetmi lojtari i cili nuk e ka të ardhmen e garantuar te Roma, edhe pse klubi ka deklaruar se nuk do ta shesë, skuadra tanimë me italianin dhe argjentinasin krijojnë një super formacion.

Formacioni i mundshëm i Romës për sezonin e ardhshëm:

Rui Patricio; Mancini, Smalling, Ibanez; Celik, Pellegrini, Matic, Spinazola; Zaniolo, Dybala, Abraham


Video