Përveç Kristjan Asllanit, Interi kërkon edhe mbrojtësin e Kombëtares Shqiptare

29 June 2022, 14:21Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Përveç Kristjan Asllanit, Interi kërkon edhe mbrojtësin e
Marash Kumbulla

Sipas asaj që raporton e përditshmja sportive italiane “TuttoSport” përveç Kristjan Asllanit që ditën e sotme ka kryer vizitat mjekësore me zikaltërit, drejtuesit e Interit hedhin sytë te mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Marash Kumbulla.

Në rast të një largimi të mundshëm të Milan Skriniarit, klubi zikaltër ka një listë lojtarësh dhe një prej tyre është dhe ai i mbrojtësit të Romës.

22-vjeçari në sezonin e kaluar me verdhekuqtë nga kryeqyteti u aktivizua në total në Serinë A ka koleksionuar 17 ndeshje teksa nuk ka shënuar asnjë dhe asistuar asnjë herë.


Video