Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Kryebashkiaku i Tiranës ka pritur ditën e sotme skuadrën e Tiranës i cili ka vendosur të japë 15 milionë lekë të reja premio për bardheblutë.
Shuma e akorduar nga Veliaj do kalojë në llogaritë e futbollistëve që fituan kampionatin 2021/22. Kujtojmë se kryeqytetasit u kurorëzuan kampionë sezonin e fundit, për herë të 26- të në historinë e klubit.
“Premio do kalojë në llogaritë personale të futbollistëve”, u shpreh Veliaj. Tirana do përfaqësojë Shqipërinë në turin e parë të Champions League.
Bashkia si aksionere e klubit, ka dhënë premio dhe në titullin kampion të fituar 2 vite më parë, për të treguar mbështetjen ndaj sukseseve të tilla.