Serie A ndryshon rregulloren: Ja si do vendoset titulli në rast pikësh të barabarta

28 June 2022, 20:14Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Serie A ndryshon rregulloren: Ja si do vendoset titulli në rast pikësh
Serie A ndryshon rregulloren

Këshilli Federal në Itali ka vendosur të ndryshojë disa rregulla në Serie A. Ndërsa është bërë i përhershëm numri i pesë të zëvendësimeve, bie në sy mënyra e re se si do të vendoset titulli në rast se dy skuadra e mbyllin kampionatin në të njëjtën kuotë pikësh.

Nëse më parë, merrej në konsideratë ndeshja direkte mes dy skuadrave dhe golavarazhi, tashmë në rast se dy ekipe e mbyllin kampionatin në barazim pikësh, atëherë do të luajnë një ndeshje teke për të përcaktuar fituesin.

Kështu, një ndeshje e vetme ku fituesi merr gjithçka teksa në rast barazimi brenda 90-minutave, atëherë ndeshje do t’i drejtohej menjëherë penalltive pa luajtur kohën shtesë.

Në fakt, nuk është hera e parë që një rregull i tillë aplikohet në Itali, pasi vitin 1964 fituesi i Serisë A u zgjodh pikërisht në këtë formë. Në atë periudhë, Inter u mposht nga Bolonja në Olimpico me rezultatin 2-0 me kuqeblutë që i morën kurorën zikaltërve.

Serie A në këtë sezon do të startojë më datë 14 gusht dhe do të mbyllet më datë 4 qershor të vitit tjetër.


Video