Përdhunoi shqiptaren, Italia kërkon ekstradimin e ish-futbollistit të Milanit

4 October 2022, 19:12Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Përdhunoi shqiptaren, Italia kërkon ekstradimin e ish-futbollistit
Robinho

I dënuar me 9 vjet për përdhunim në grup, ish-sulmuesi i Milanit, Robinho duhet të shkojë pas hekurave. Ministria italiane e Drejtësisë, kërkon nga Brazili ekstradimin e ish-lojtarit të kombëtares Selecao, një nga talentet më të mëdhenj të dekadave të fundit.

Vendimi në dëm të Robinhos është i formës së prerë pasi ai u shpall fajtor për përdhunimin e një 23-vjeçareje shqiptare natën e 22 janarit të vitit 2013 në një pub të Milanos. Robinho bashkë me shokun e tij, Ricardo Falco janë shpallur në kërkim ndërkombëtar për këtë krim ndërsa mësohet se të dy ndodhen në Brazil.

38-vjeçari ka luajtur për 4 sezone me fanellën e Milanit në vitet 2010-2014, ndërsa do të jetë shumë e vështirë të ekstradohet pasi drejtësia braziliane nuk e parashikon një gjë të tillë për shtetasit e vet.

Sipas prokurorisë, Robinho e dehu viktimën deri në pikën kur ajo ishte në gjendje të rënduar dhe më pas e dhunoi në grup në garderobën e një lokali nate. Prokuroria thekson në raport se dhunuesit e përçmuan aq shumë viktimën sa që e turpëruan.

Skuadra e Santosit ku ai u kthye të luante e ndërpreu kontratën menjëherë pasi u publikuan detajet e ngjarjes së shëmtuar.


Video