
Pasi mori titullin ‘Sir’, Lewis Hamilton ka njoftuar se është në proces të ndryshimit të emrit për të përfshirë në të edhe mbiemrin e nënës së tij.
Shtatë herë kampioni i botës në Formula 1 po fillon përgatitjet e tij të fundit përpara sezonit të ri që fillon në Bahrein këtë fundjavë.
Duke folur në Dubai Expo 2022, 37-vjeçari zbuloi se është në proces të ndryshimit të emrit për të përfshirë mbiemrin e nënës së tij, Carmen.
“Jam vërtet krenar për emrin e familjes sime: Hamilton”, tha ai.
“Në fakt, askush nga ju nuk mund ta dijë se emri i familjes së nënës sime është Larbalestier dhe unë jam gati ta vendos atë në emrin tim, sepse nuk e kuptoj plotësisht të gjithë idenë se pse, kur njerëzit martohen, gruaja humbet mbiemrin e saj.
“Unë me të vërtetë dua që mbiemri i saj të vazhdojë me bashkë me mbiemrin Hamilton.