Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Humbja ndaj Tiranës fundjavën që shkoi i kushtoi shumë trajnerit Thomas Bërdariç. Kroati është shkarkuar nga Vllaznia.
“Klubi i Futbollit Vllaznia njofton se ka vendosur ndërprerjen e marrëdhënies me trajnerin Thomas Bërdariç. Në vazhdimësi ekipi do të drejtohet nga trajneri Elvis Plori. Me këtë rast, falenderojmë trajnerin Bërdariç për të gjithë kontributin e dhënë dhe i urojmë suksese ne karrierën e tij!”, thuhet në deklaratën e klubit.
Vllaznia ndodhet në vendin e katërt me 39 pikë, por në pesë ndeshjet e fundit ka marrë vetëm një fitore, tre barazime dhe një humbje.