PSG fiton mes fërshëllimave, tifozët fyejnë Neymar dhe Messin, në shënjestër edhe Al Khelaifi

13 March 2022, 15:57Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

PSG fiton mes fërshëllimave, tifozët fyejnë Neymar dhe

Fishkëllima për Messin. Fishkëllima dhe fyerje për Neymar, pavarësisht një goli. Duartrokitje vetëm për Mbappé.

Paris Saint-Germain ka mundur 3-0 Bordeaux në javën e 28-të të kampionatit, por ky sukses nuk ka shërbyer për të qetësuar tifozerinë e parisienëve, e zemëruar pas eliminimit të pësuar në Champions League kundër Real Madrid.

Në shënjestër të tifozëve ishin e Lionel Messi dhe Neymar, por edhe presidenti Al Khelaifi.

Ndeshja e luajtur në Parkun e Princave, në fakt, është karakterizuar nga fërshëllimat e vazhdueshme të publikut, të cilat nisën sapo u lexuan emrat Neymar dhe Messit dhe janë bërë më të forta kur topi ka shkuar në këmbët e Messit dhe Neymarit, me këtë të fundit që ka marrë edhe fyerje të rënda nga tifozeria ultras.

Lojtari që i ka shpëtuar sulmeve të tifozëve ka qenë Kylian Mbappe, i cili ka zhbllokuar edhe ndeshjen në minutën e 24-të pas një kombinimi të bukur mes Messit dhe Wijnaldumit.

Vendasit kanë dyfishuar avantazhin në minutën e 52-të me Neymar, por as në këtë rast braziliani nuk i ka shpëtuar fërshëllimave të tifozëve. Goli i tretë është realizuar në minutën e 61-të nga Paredes.

PSG kryeson renditjen e Ligue 1 me një avantazh bindës prej 15 pikësh, por titulli i radhës në kampionat nuk do të kënaqë tifozët dhe drejtuesit e klubit, të cilët presin prej shumë kohësh triumfin në Europë.


Video